ANEA dhe BE përkrahin marrëveshjen bërthamore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68717-anea_dhe_be_përkrahin_marrëveshjen_bërthamore_të_iranit
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur edhe një herë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore të Iranit e nënshkruar në vitin 2015 me vendet e G5 + 1.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2018 03:37 Europe/Tirane
  • ANEA dhe BE përkrahin marrëveshjen bërthamore të Iranit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur edhe një herë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore të Iranit e nënshkruar në vitin 2015 me vendet e G5 + 1.

Në takimin e gjashtë vjetor të zyrtarëve të lartë të BE dhe ANEA në Vjenë të enjten, të dy palët shqyrtuan përparimin e bërë në bashkëpunim në fushën e aktiviteteve bërthamore dhe ranë dakord për të përmirësuar këtë bashkëpunim. Sipas një deklarate të publikuar nga ANEA, të dy palët në takim përsëri shprehën mbështetje për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe përfaqësuesja e lartë i BE, Federica Mogherini, do të qëndronte në kontakt të ngushtë me ANEA në lidhje me zbatimin e marrëveshjes. ANEA si vëzhguesi i vetëm i kualifikuar  i marrëveshjes bërthamore ka konfirmuar disa herë angazhimin e Iranit në respektimin e kësaj marrëveshjeje. Administrata amerikane me pretekste të rreme ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes bërthamore, duke i dhënë Kongresit dhe Bashkimit Evropian 120 ditë afat për të hequr ato që Trump i quan të metat e marrëveshjes.