Zhvillohet gara e dytë ndërkombëtare e maratonës në ishullin Ghashm
Drejtori i përgjithshëm i rinisë dhe sportit në zonën e ishullit Ghashm në jug të Iranit deklaroi se sesioni i dytë i maratonës ndërkombëtare në ishullin Ghashm u zhvillua me pjesëmarrjen e 338 sportistëve nga Irani dhe nga katër vende të botës.
Saber Kahremani, drejtori i përgjithshëm i rinisë dhe sportit në zonën e ishullit Ghashm, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA njoftoi se sesioni i dytë i maratonës ndërkombëtare në ishullin Ghashm u zhvillua në dy pjesë në rrugë 30 km dhe 60 km dhe në dy grupe për meshkuj dhe për femra ku morën pjesë sportistë nga Gjermania, Anglia, Turqia, Franca dhe Irani. Z. Kahremani shtoi se në pjesën e rrugës 30 km dhe në grupin e meshkujve kanë marrë pjesë 47 sportistë dhe në fund tre vrapuesit iranianë Sejavosh Sa’di Menesh, Husejn Mu’inudin dhe Morteza Naseri fituan vendin e parë deri të tretën. Në pjesën e rrugës 60 km gjithashtu kanë marrë pjesë 214 vrapues në grupin e meshkujve ku Moris Hidi nga Gjermania fitoi vendin e parë dhe Muhamed Safari dhe Akbar Naghdi fituan vendin e dytë dhe të tretë sipas radhës. Vlen të theksohet se rajoni Ghashm përbëhet nga ishujt Ghashm, Hormoz, Hengam dhe Larek me një popullsi rreth 150 banorë në jug të provincës Hormozgan të Iranit.