Erakchi: Slogani “Vdekje Amerikës” i referohet vdekjes së politikës agresive amerikane
Zv/ministri i jashtëm i RII ka thënë se Slogani “Vdekje Amerikës” referohet vdekjes së politikës agresive amerikane, sepse një politikë e tillë ka shkaktuar probleme të shumta globale.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Abas Erakchi, të dielën në tubimin e 22 Bahmanit në Chalus, në veri të Iranit, ka thënë: Dita e 22 Bahmanit në fakt është dhënie fund e ndërhyrjeve të fuqive arrogante në Iranin Islamik. Zv/ministri i jashtëm i RII ka thënë se Irani islamik është në kulmin e fuqisë midis vendeve të rajonit, veçanërisht në Azinë Perëndimore he politika e Republikës Islamike të Iranit është një politikë interaktive që kërkon paqen, pajtimin dhe stabilitetin në rajon. Revolucioni Islamik i Iranit ndodhi në kohën kur bota sundohej nga fuqitë e dy blloqeve dhe fuqitë hegjemoniste mbi Iranin bënin përpjekje që Iranin ta ndanin nga Umeti Islamik dhe nga bota islame dhe ta çonin atë drejt aleancës me regjimin sionist