Fuqia ushtarake e Iranit nuk dëmton sigurinë në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68987-fuqia_ushtarake_e_iranit_nuk_dëmton_sigurinë_në_rajon
Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane deklaroi të hënën se fuqia mbrojtëse e Iranit nuk dëmton sigurinë rajonale, por ndihmon në krijimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin strategjik të Gjirit Persik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2018 20:21 Europe/Tirane
  • Fuqia ushtarake e Iranit nuk dëmton sigurinë në rajon

Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane deklaroi të hënën se fuqia mbrojtëse e Iranit nuk dëmton sigurinë rajonale, por ndihmon në krijimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin strategjik të Gjirit Persik.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjeneral brigade Hasan Shahsafi e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me atashetë ushtarakë të akredituar në Teheran, me rastin e Ditës Kombëtare të Forcave Ajrore të Iranit. Republika Islamike e Iranit ndryshoi rendin dominues në marrëdhëniet globale, tha gjeneral Shahsafi. Forca Ajrore e Ushtrisë së Iranit, e cila kryesisht mbështetej në Shtetet e Bashkuara sa i përket pajisjeve dhe asistencës teknike, ishte një nga klasat shoqërore që gëzonte një nivel të mirë të mirëqenies në regjimin e kaluar, por luajti një rol kyç në përshpejtimin e procesit të fitores së Revolucionit Islamik, shtoi komandanti i Forcave Ajrore të Iranit. Ai vuri në dukje se lëvizja historike e Forcave Ajrore të Iranit në rrëzimin e regjimit të Shahut nënkupton shkurtimisht se mirëqenia nuk vlen kur mungojnë liria dhe pavarësia dhe kur vendi dergjet në shfrytëzimin e të huajve.