Zarif: Irani ka përmbushur angazhimet e veta ndaj rindërtimit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69053-zarif_irani_ka_përmbushur_angazhimet_e_veta_ndaj_rindërtimit_të_irakut
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se siguria dhe paqja do të rivendosen në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Gjirit Persik vetëm nëse ka bashkëpunim midis të gjitha vendeve rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2018 16:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani ka përmbushur angazhimet e veta ndaj rindërtimit të Irakut

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se siguria dhe paqja do të rivendosen në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Gjirit Persik vetëm nëse ka bashkëpunim midis të gjitha vendeve rajonale.

Zarif e bëri këtë deklaratë të martën pasi mbërriti për në Kuvajt City ku do të marrë pjesë në Konferencën tre-ditore për Rindërtimin e Irakut. "Stabiliteti dhe përparimi i Irakut është shumë i rëndësishëm për Republikën Islamike të Iranit dhe Irani gjithmonë ka qëndruar pranë popullit irakian", tha ai. Zarif shtoi se Irani ka ndihmuar qeverinë dhe popullin irakian në luftën e tyre kundër terroristëve të ISIS dhe grupeve takfiriste si dhe në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Ministri i Jashtëm iranian vuri në dukje se Irani ka përmbushur angazhimet e veta ndaj rindërtimit të Irakut dhe tha se Teherani dhe Bagdadi po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në sektorin e energjisë, duke përfshirë naftën, gazin dhe energjinë elektrike. Diplomati i lartë iranian shprehu gjithashtu gatishmërinë e plotë të sektorit privat të Iranit për të luajtur një rol shumë aktiv në rindërtimin e Irakut. Në anën, Zarif zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Shejh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah. Dy diplomatët e lartë diskutuan mënyrat për të zhvilluar marrëdhënie reciproke dhe veçanërisht zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme.