Deklaratat anti-iraniane të ministrit të Jashtëm saudit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69133-deklaratat_anti_iraniane_të_ministrit_të_jashtëm_saudit
Ministri i Jashtëm saudit në vazhdën e akuzave të tij kundër Iranit, akuzoi Teheranin se po luan një rol negativ dhe destruktiv në Irak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 14, 2018 20:43 Europe/Tirane
  • Deklaratat anti-iraniane të ministrit të Jashtëm saudit

Ministri i Jashtëm saudit në vazhdën e akuzave të tij kundër Iranit, akuzoi Teheranin se po luan një rol negativ dhe destruktiv në Irak.

Adel al-Xhubeir, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite në një intervistë me rrjetin Skynews me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi: “Veprimet e Iranit janë të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Irakut”. Pretendimet e ministrit të Jashtëm saudit kundër Iranit bëhen në një kohë kur zyrtarët irakianë vazhdimisht kanë lavdëruar rolin efektiv dhe konstruktiv të Republikës Islamike të Iranit në ndihmën e Irakut për të luftuar grupin terrorist ISIS. Heidar Abadi, kryeministri i Irakut, në 25 janar 2018, në një intervistë me CNN, tha se mbështetja e fuqive rajonale, duke përfshirë Iranin, ndihmoi Irakun për shkatërrimin e ISIS. Fuad Masum, presidenti irakian, gjithashtu në një intervistë me gazetën saudite "Akaz", tha: “Që nga fillimi i sulmeve të ISIS në Irak, Irani ka ofruar shumë ndihma humanitare dhe ushtarake për Irakun”.