Zëdhënësi Kasemi: Irani është kundër shtimit të tensioneve dhe konflikteve në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69145-zëdhënësi_kasemi_irani_është_kundër_shtimit_të_tensioneve_dhe_konflikteve_në_rajon
Irani si një vend me histori të lashtë dhe i stabilizuar nuk e sheh të nevojshme shtimin e tensioneve dhe konflikteve në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2018 06:02 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi Kasemi: Irani është kundër shtimit të tensioneve dhe konflikteve në rajon

Irani si një vend me histori të lashtë dhe i stabilizuar nuk e sheh të nevojshme shtimin e tensioneve dhe konflikteve në rajon.

Kështu deklaroi Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. Në reagimin e tij ndaj qëndrimit të qeverisë gjermane lidhur me rolin e Iranit në shtimin e tensioneve me regjimin sionist pas rrëzimit të avionit luftarak të këtij regjimi në Siri, zëdhënësi Behram Kasemi tha: Është regjimi pushtues dhe agresor sionist ai që rrezikon seriozisht sigurinë, qetësinë dhe rendin në rajon dhe për këtë ky regjim duhet ndëshkuar. Irani e konsideron të drejtë legjitime të qeverisë siriane që kjo qeveri të mbrojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e kombit përballë çdo lloj agresioni dhe në të njëjtën kohë hedh poshtë pretendimet mbi rolin e Iranit në rrëzimin e avionit luftarak të regjimit sionist në Siri. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi: Politika e Iranit nuk është shtimi i tensioneve në rajon por Irani është i mendimit se Bashkësia Ndërkombëtare dhe vendet e tjera të botës duhet të marrin masa për të ndaluar agresionet e vazhdueshme dhe destabilizuese të regjimit sionist dhe t’u japin përgjigje propagandave mashtruese dhe luftënxitëse të këtij regjimi i cili jetën e tij false dhe të jashtëligjshme e vazhdon nëpërmjet krijimit të tensioneve dhe konflikteve në rajon.