Ruhani viziton Indinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Indi për një vizitë zyrtare treditore me ftesë të kryeministrit të Indisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë kësaj vizite do të diskutojë me autoritetet e Indisë forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe kjo vizitë konsiderohet përgjigje ndaj vizitës së kryeministrit indian vitin e kaluar. Takimet me dijetarët myslimanë në Hejdar Abad në jug të Indisë, vizita në qendrën kulturore fetare dhe gjithashtu takimi me iranianët dhe studentët me qëndrim në Indi, konsiderohen programe më të rëndësishëm të presidentit të Iranit gjatë ndaljes së tij në Hejdar Abad të Indisë. Ceremonia e pritjes solemne për presidentin iranian që do të zhvillohet në mënyrë të përbashkët nga presidentin dhe kryeministri i Indisë, do të organizohet të shtunën në mëngjes në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë, ndërsa pas negociatave të përbashkëta mes delegacioneve të larta të të dy vendeve, do të nënshkruhen disa marrëveshje për bashkëpunim në një takim me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të të dy vendeve.