Irani ka qenë me të vërtetë përkrah Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69253-irani_ka_qenë_me_të_vërtetë_përkrah_irakut
Sejed Amar Hakim kryetar i partisë Urtësia Kombëtare e Irakut, në takimin që pati me Ali Akbar Velajeti deklaroi se Irani në luftën kundër terrorizmit me të vërtetë ka qenë pranë kombit irakian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 17, 2018 05:04 Europe/Tirane
  • Irani ka qenë me të vërtetë përkrah Irakut

Sejed Amar Hakim kryetar i partisë Urtësia Kombëtare e Irakut, në takimin që pati me Ali Akbar Velajeti deklaroi se Irani në luftën kundër terrorizmit me të vërtetë ka qenë pranë kombit irakian.

Sipas një njoftimi të zyrës së kësaj partie thuhet se Ali Akbar Velajeti këshilltar i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare gjatë vizitës së tij në Irak u takua me Amar Hakim kreu i partisë Urtësia Kombëtare. Në këtë takim janë diskutuar zhvillimet politike të rajonit dhe marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut dhe rruga e forcimit të këtyre marrëdhënieve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Irak gjithashtu ishin temë e bisedimeve Hakim Velajeti. Nga ana e tij Hakim pasi vuri në dukje ndryshimin e veprimtarisë politike të grupeve të ndryshme në Irak dhe tha se qëndrimet nga qëndrime me prirje sektare kanë ndryshuar në qëndrime me prirje kombëtare dhe kjo ngjall shpresa të reja për të ardhmen e Irakut. Ai gjithashtu kërkoi marrëdhënie më të mira të Irakut me vendet fqinje dhe sidomos iranian dhe tha se Irani i ka qëndruar me të vërtetë pranë Irakut në luftën kundër terrorizmit. Hakim gjithashtu ka ftuar vendet e rajonit që të nisin dialogun për të eliminuar vijat e errët në marrëdhëniet mes tyre.