Pritje zyrtare nga presidenti dhe kryeministri i Indisë për presidentin Hasan Ruhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69261-pritje_zyrtare_nga_presidenti_dhe_kryeministri_i_indisë_për_presidentin_hasan_ruhani
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani është pritur me ceremoni zyrtare nga ana e presidentit dhe kryeministrit të Indisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 08:35 Europe/Tirane
  • Pritje zyrtare nga presidenti dhe kryeministri i Indisë për presidentin Hasan Ruhani

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani është pritur me ceremoni zyrtare nga ana e presidentit dhe kryeministrit të Indisë.

Në ceremoninë e pritjes zyrtare janë kënduar himnet kombëtare të Iranit dhe Indisë dhe më pas të dy presidentët kanë zhvilluar një takim mes tyre. Për nder të vizitës së presidentit Hasan Ruhani në Indi, është qëlluar 21 herë me topa. Takimi zyrtar i delegacionit të presidentit iranian Hasan Ruhani dhe i delegacionit të peridentit të Indisë pritet të mbahet në pallin Hejdar Abad të kryeministrisë indiane. Vizita 3-ditore e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Indi ka nisur ditën e enjte. Gjatë kësaj vizite pritet nënshkrimi i 15 marrëveshjeve dhe memorandumeve mirëkuptimi në fushën e tregtisë dhe ekonomisë mes iranit. Vlen të theksohet se shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Indisë janë më shumë se 9 miliard dollarë në vit.