Fillon faza e re e lidhjeve Iran-Indi
India ka organizuar një ceremoni zyrtare përshëndetëse në Nju Delhi për nder të presidentit iranian Hasan Ruhani, i cili po qëndron për një vizitë tre-ditore në vendin e Azisë Jugore.
Presidenti i Iranit, i cili e filloi vizitën e tij në Indi me ftesë të kryeministrit indian, Narendra Modi, ai fillimisht u ndal në qytetin jugor Hyderabad të enjten, kurse të premten arriti në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi. Ai po drejton një delegacion politik dhe ekonomik, përfshirë ministrin e jashtëm të RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe një numër përfaqësuesish nga sektori privat iranian. Kryeministri Modi dhe presidenti indian Ram Nath Kovind zyrtarisht u takuan me Presidentin iranian Hasan Ruhani të shtunën gjatë një ceremonie ku u shfaqën armë festive zjarri në Rashtrapati Bhavan, pallati presidencial i Indisë në kryeqytetin e këtij vendi. Ruhani dhe Modi dhe delegacionet të dy vendeve do të mbajnë bisedime në "Hyderabad House" në Nju Delhi më vonë gjatë ditës. Ndërsa ishte në qytetin Hyderabad, presidenti iranian u takua me një grup elitash, klerikësh fetarë dhe liderë të bashkësisë muslimane atje. Më pas, ai u bashkua me lutjet e së premtes në xhaminë "Meka" të Hyderabadit. Tregtia jo-naftore mes Iranit dhe Indisë arriti në 4.74 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit, duke u rritur me 4.17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irani është furnizuesi i tretë i naftës i Indisë. India importoi 12.5 milion ton naftë të papërpunuar nga Republika Islamike në periudhën prej prillit 2017 deri në tetor 2018. India, Irani dhe Afganistani kanë nënshkruar një marrëveshje për të dhënë mallra indianë që shkojnë drejt Azisë Qendrore dhe Afganistanit si trajtim preferencial dhe ulje të tarifave në qytetin portual Chabahar në Iranin jugor. Qeveria indiane ka alokuar 500 milionë dollarë për zhvillimin e portit Chabahar, me qëllim që të bashkohet me një korridor transporti gjithnjë e më të rëndësishëm në vendet rajonale të pasura me burime. Modi vizitoi Iranin në maj të vitit 2016, që ishte vizita e parë në 15 vitet e fundit e një lideri që drejton një post të tillë. Marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Indisë dhe në thelb me nënkontinentin indian janë shumë të veçanta, ka thënë presidenti iranian z. Hasan Ruhani gjatë një takimi me shtetasit dhe me studentët iranianë që banojnë në Hyderabad.