Tërmet prej 4.1 shkallë Rikhter në perëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69287-tërmet_prej_4.1_shkallë_rikhter_në_perëndim_të_iranit
Një tërmet me magnitudë 4.1 në shkallën Rikhter ka goditur zonat kufitare të Sumarit në Kasr-e Shirin në  provincën e Kermanshah, të premten mbrëma.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 08:07 Europe/Tirane
  • Tërmet prej 4.1 shkallë Rikhter në perëndim të Iranit

Një tërmet me magnitudë 4.1 në shkallën Rikhter ka goditur zonat kufitare të Sumarit në Kasr-e Shirin në  provincën e Kermanshah, të premten mbrëma.

Sipas Qendrës Sizmologjike të lidhur me Institutin e Gjeofizikës në Universitetin e Teheranit, tërmeti ndodhi në orën 21:51, ndërsa epiqendra e tij u regjistrua në gjatësinë 45,62 gradë dhe 33,62 gradë gjerësi në thellësinë prej 10 kilometrash nëntokë. Zëvendësguvernatori i Kasr-e Shirin Nematollah Nazparvardeh i tha agjencisë së lajmeve IRNA se ende nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale. Irani gjendet në disa linja kryesore të sizmologjisë, duke e bërë atë një nga vendet më të rrezikuara nga tërmetet në botë.