Ruhani: Vullneti i Iranit dhe Indisë është zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se vullneti i Iranit dhe Indisë është zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në konferencë për shtyp me Narendra Modi, kryeministri i Indisë, vlerësoi lartë mikpritjen e qeverisë dhe popullit të Indisë ndaj delegacionit iranian dhe shtoi: "Vizita e vitit të kaluar e kryeministrit të Indisë në Teheran ishte një hap i rëndësishëm në rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Teherani kërkon zgjerimin e bashkëpunimit në fushat ekonomike, kulturore, politike dhe universitare me Indinë. Me qeverinë e Indisë kemi arrit marrëveshje të mirë në lidhje me hekurudhën dhe industrisë përkatëse mes Iranit dhe Indisë. Irani në fushën e lehtësimit të marrëdhënieve ekonomike me Indinë ka zhvilluar bisedime të mira dhe janë zhvilluar negociata të frytshme për marrëdhënie më të mira të bankave dhe për marrëdhënie tregtare mes të dy vendeve". Vlen të theksohet se vizita zyrtare treditore e z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe delegacionit shoqërues në Indi, ka filluar të enjten nga qyteti Hajdar Abad në jug të Indisë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot (të shtunën) ka filluar fazën e dytë të vizitës së tij në Indi dhe në mënyrë zyrtare është pritur në pallatin presidencial të këtij vendi nga presidenti dhe kryeministri i Indisë.