Eragçi takohet me disa zv/ministra të jashtëm të Evropës në Munih
Zhvillimet dhe situata e fundit në Jemen, ishin tema kryesore për të cilën ka biseduar Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me homologët e tij evropianë.
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe zv/ministrat e jashtëm të disa vendeve evropiane kanë diskutuar mbi sulmet e pandërprera të sauditëve dhe EBA kundër Jemenit gjatë takimit që ata kanë mbajtur në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih. Në këto takim gjithashtu është diskutuar mbi mënyrën e eliminimit të rrethimit dhe bllokadës totale që i është vendosur Jemenit me qëllim hapjen e rrugëve për dërgimin e ndihmave humanitare. Zv/ministri Eragçi është takuar me zv/ministrat nga Italia, Franca, Anglia, Gjermania dhe zv/ministrat e disa vendeve të tjera evropiane pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih. Sot ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif ka shkuar në Munih për të marrë pjesë në këtë konferencë.