Zarif niset për në Munih
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69361-zarif_niset_për_në_munih
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sot është nisur për në Munih ku do të marrë pjesë në konferencën e 54-ët të sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2018 06:12 Europe/Tirane
  • Zarif niset për në Munih

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sot është nisur për në Munih ku do të marrë pjesë në konferencën e 54-ët të sigurisë.

Muhamed Xhavad Zarif në konferencën e sigurisë në Munih pritet të mbaj një fjalim ku do të trajtojë çështjet e sigurisë së rajonit dhe ato ndërkombëtare. Shefi i diplomacisë iraniane gjatë qëndrimit të tij në Munih do të takohet me homologët e tij dhe me funksionarë të huaj pjesëmarrës në konferencë me të cilët do të diskutojë çështjet bilaterale, krizat e rajonit dhe ato ndërkombëtare dhe sidomos për sfidat me të cilat përballet perëndimi i Azisë në sektorin e sigurisë. Konferenca e 54-ët ndërkombëtare e sigurisë në Munih ka nisur punimet ditën e premte më 16 shkurt në ambientet e hotelit Byerischet Hof dhe do të vazhdojë deri më datë 18 shkurt.