Zarif: Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69433-zarif_amerika_ka_shkelur_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore edhe pse kjo marrëveshje vazhdon të jetë aktive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2018 07:17 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore edhe pse kjo marrëveshje vazhdon të jetë aktive.

Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, Muhamed Xhavad Zarif tha se Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore por kjo nuk do të thotë se marrëveshja është shkatërruar pasi vendet e tjera nënshkruese me gjithë presionet e Uashingtonit, kanë zbatuar angazhimet dhe zotimet e tyre. Shefi i diplomacisë iraniane, përpjekjet e Amerikës për të izoluar dhe veçuar Iranin i ka quajtur të dështuara dhe shtoi se Amerika me të tilla veprime izolon veten e saj pasi në të ardhmen asnjë vend nuk do të ketë besim tek Amerika sidomos në nënshkrimin e akordeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Sa i përket kërcënimeve të regjimit sionist, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se nëse Izraeli zbaton kërcënimet e tij ai do të marrë përgjigjen e duhur. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu duke theksuar se veprimet e fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore nuk janë në kuadër të interesave të Iranit, shtoi: "Në rast të shkeljes së marrëveshjeve bërthamore, atëherë Irani do të përgjigjet në atë mënyrë që pala shkelëse e kësaj marrëveshje do të pendohet seriozisht. Irani i qëndron besnik zotimeve të tij ndaj marrëveshjes bërthamore dhe pavarësisht përpjekjeve mashtruese të kryeministrit izraelit, marrëveshja bërthamore do të ruhet".