Irani: Është thyer miti e pathyeshmërisë së Izraelit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit të dielën në një intervistë me kanalin informativ NBC News, ka paraqitur pikëpamjet e tij në lidhje me çështje të ndryshme.
Z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në këtë intervistë duke iu përgjigjur pyetjes se a i merr seriozisht ai kërcënimet e kryeministrit të Izraelit, tha: "Izraeli për shumë vite ka sulmuar vazhdimisht Sirinë dhe Libanin dhe këto veprime i ka kryer po thuajse me imunitet të plotë përball ligjeve ndërkombëtare. Mirëpo tani po vërejmë se pas gati 30 viteve sirianët kanë mundur të rrëzojnë avionët izraelitë. Prandaj miti i pathyeshmërisë së Izraelit dhe ushtrisë së tij, është shkatërruar, prandaj aktualisht Izraeli po mundohet të përmirësojë këtë gjendje".
Z. Zarif në përgjigje të pyetjes, mirëpo ne po shikojmë se këto deklarata të Netanjahut janë kërcënim, tha: "Nëse ata dëshirojnë të veprojnë sipas këtyre fjalëve, ata do ta marrin përgjigjen e duhur".
Në lidhje me pyetjen, Izraeli thotë se Irani me rrëzimin e avionit luftarak izraelit, ka filluar një përballje të drejtpërdrejtë me Tel Avivin, z. Zarif u përgjigj: "Kjo është fjalë e tyre. Ata kanë shkelur hapësirën ajrore të Sirisë. Ata shumë herë kanë kryer agresion ushtarak kundër Sirisë. Ata kanë zhvilluar një agresion të zakonshëm kundër Sirisë. Siri ka arritur që duke shfrytëzuar kapacitetet e saj, të rrëzojë një prej avionëve të tyre. Përgjigje e këtyre veprimeve është kjo që nuk duhet shkelur hapësira ajrore e Sirisë".