Zarif: Siria përballet me "valë të re" të ndërhyrjes së SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69485-zarif_siria_përballet_me_valë_të_re_të_ndërhyrjes_së_shba
Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif thotë se Siria është duke u përballur me një "valë të re" të ndërhyrjes së SHBA, ku Uashingtoni ende po ndjek interesa gjeoekonomike në vendin arab.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2018 12:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Siria përballet me

Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif thotë se Siria është duke u përballur me një "valë të re" të ndërhyrjes së SHBA, ku Uashingtoni ende po ndjek interesa gjeoekonomike në vendin arab.

"Për fat të keq, ne shohim një valë të re të ndërhyrjes dhe okupimit të huaj veçanërisht nga SHBA, të drejtuar nga një obsesion", tha Zarif në një konferencë në Moskë të hënën. "Nëse shohim sulmin nga Shtetet e Bashkuara kundër forcave siriane më 7 shkurt, shohim disa përfitime, një interes gjeoekonomik të shkurtër për të kapur territorin", shtoi ai. Sulmi ndaj trupave siriane dhe aleatëve të tyre ndodhi në provincën lindore Deir AL Zur, ku një zyrtar amerikan ka pohuar se më shumë se 100 forca pro-qeveritare u vranë në këtë sulm. Uashingtoni tha se filloi sulmin pasi forcat siriane sulmuan selinë e të ashtuquajturve Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), e cila përfshin militantët kurdë. Muajin e kaluar, Turqia nisi të ashtuquajturën sulmet në Afrin në rajonin veriperëndimor të Sirisë, në një përpjekje për të eliminuar militantët kurdë të mbështetur nga SHBA. Diplomati më i lartë i Iranit të hënën paralajmëroi se përdorimi i forcave proksi nga SHBA është i rrezikshëm për rajonin. "Ne besojmë se ankthi i fqinjëve tanë turq në lidhje me planet amerikane në rajon është i kuptueshëm, por kjo nuk është mënyra për t'i adresuar ato ankthe ... Ndërhyrjet në territoret e të tjerëve nuk janë mënyra për të adresuar problemet", tha Zarif. "Problemi në Afrin mund të zgjidhet më së miri përmes burimeve të ligjshme dhe legjitime që kemi, nëpërmjet qeverisë siriane", shtoi ai.