Martirizohen tre forca të rendit në Teheran
Zëdhënësi i forcave të rendit të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi martirizimin e 3 pjesëtarëve të forcave të rendit gjatë një konflikti në rrugën Pasdaran në Teheran.
Major Said Muntazer al-Mahdi deklaroi se persona të mashtruar dhe trazues të rendit dhe sigurisë duke përdorur një autobus kanë martirizuar 3 pjesëtarë të forcave të rendit të cilët ndodheshin me shërbim në rrugën Pasdaran në Teheran. Përveç kësaj për pasojë të veprimeve destruktive që ndodhën dje në rrugën Pasdaran, disa njerëz sulmuan automjetin e policisë dhe kanë plagosur rëndë 3 forca të rendit. Zëdhënësi i forcave të rendit njoftoi se autorët e këtij krimi janë arrestuar dhe shtoi se aktualisht gjendja në rrugën Pasdaran të Teheranit është e qetë. Zëdhënësi i forcave të rendit njoftoi se ndërhyrja e policisë ka përfunduar në orën 4:00 sipas orës lokale dhe në këtë operacion janë arrestuar 300 persona destruktive mes të cilëve janë arrestuar edhe shoferët e një autobusi dhe një automjeti privat që shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e forcave të rendit. Në këtë operacion janë plagosur rreth 30 pjesëtarë të forcave të rendit.