Akuzat ndaj Iranit synojnë të shfajësojnë forcat agresore në Jemen
Irani ka hedhur poshtë edhe njëherë akuzat për dërgimin e raketave iraniane për forcat mbrojtëse të Jemenit, duke thënë se pretendimet e tilla janë gënjeshtra dhe një skenar idiot.
"Programi raketor i Iranit ka vetëm qëllime mbrojtëse dhe parandaluese dhe pretendimet për dërgimin e raketave në Jemen pavarësisht nga bllokada e gjithanshme në këtë vend janë gënjeshtra dhe një skenar idiot për të shfajësuar agresorët", tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane z. Behram Kasemi. Ai shtoi se Britania dhe Franca kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me programin e raketave mbrojtëse të Iranit pa dhënë ndonjë arsye apo arsyetim logjik. Ai shtoi se programi raketor i Iranit synon të pengojë çdo agresion nga fuqitë ekstremiste kundër Iranit. "Në këtë rrugë të qartë që është plotësisht në përputhje me parimet ndërkombëtare, ne kurrë nuk do të pranojmë ndërhyrjet e vendeve të tjera dhe do të konsiderojmë si të papërgjegjshëm dhe të dyshimtë miratimin e një qëndrimi të tillë joracional dhe do t'i kundërshtojmë fuqimisht ato," tha Kasemi. Ai theksoi se populli dhe ushtria e Jemenit nuk kanë nevojë për armët e vendeve të huaja, duke thënë se mbrojtja dinjitoze e Jemenit me mjetet minimale ka çuar në humbjen e agresorëve.