Ministrja e jashtme e Holandës arrin në Teheran
Ministrja e punëve të jashtme të Holandës në krye të një delegacioni, sot arriti në Teheran për të biseduar me autoritetet iraniane.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sigrid Kaag, ministrja e punëve të jashtme të Holandës, në orët e para të ditës së mërkurë arriti për një vizitë zyrtare në Teheran për të biseduar me autoritetet e larta iraniane në lidhje me rrugët për forcimin e dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Alfonso Dastis, ministri i jashtëm i Spanjës, gjithashtu të martën në orët e vona të mbrëmjes në krye të një delegacioni të përfaqësuesve të Konfederatës së Biznesmenëve dhe Dhomës Tregtare të Spanjës, arriti në Teheran. Ministrat e jashtëm të Holandës dhe Spanjës të mërkurën (sot) do të zhvillojnë takime me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e jashtëm të Iranit me të cilin do të bisedojnë në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ministrat e jashtëm të Holandës dhe Spanjës gjatë kësaj vizite në mënyrë të ndarë do të takohen edhe me z. Hasan Ruhani, presidentin e Iranit dhe me Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, si dhe me Ali Akbar Velajati, këshilltarin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare.