Nis java kulturore e Iranit në Almeria të Spanjës
Në qytetin Almeria të Spanjës ka nisur punimet java kulturore e Republikës Islamike të Iranit.
Ky eveniment kulturor organizohet në bashkëpunim me prefekturën dhe me muzeun antik të qytetit Almeria. Muhamed Hasan Fadaji’fard, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Spanjë ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së javës kulturore të Iranit në Spanjë. Ai deklaroi se Irani dhe Spanja historinë dhe civilin e tyre janë çerdhe të dijes dhe artit përgjatë historisë kulturore dhe të artit. Ndërsa Ali’reza Ismaili konsulli kulturor i Iranit në Spanjë në këtë ceremoni ka folur mbi civilizimin e Iranit dhe të përbashkëtat kulturore mes dy vendeve dhe ka thënë se kultura gjithmonë ka qenë dhe është mjet për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.