Kompanitë e huaja të interesuara për të investuar në Iran
(last modified Sat, 24 Feb 2018 07:51:12 GMT )
Shkurt 24, 2018 08:51 Europe/Tirane
  • Kompanitë e huaja të interesuara për të investuar në Iran

Kreu i kompanisë për investimet sociale në Iran ka thënë se për momentin 20 kompani të huaja në sektorin e naftës, gazit, petrokimisë, medikamenteve dhe çimentos janë shprehur tepër të interesuar për të investuar në Iran.

Murteza Lotfi, njoftoi se shumë kompani gjermane, angleze, jug-koreane, të Omanit, Pakistanit dhe disa vendeve të tjera, janë shprehur të interesuar për të investuar në Iran. Ai njoftoi se me vendet dhe disa kompani të huaja janë kryer negociata për eliminimin e pengesave për të investuar në Iran.

Tags