Shkurt 24, 2018 12:01 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani prijës i demokracisë në rajon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit është një popull ndërtues i civilizimit, zhvillues të civilizimeve dhe prijës i demokracisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

 Faqja informative e Presidencës së Iranit njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në ceremoninë përmbyllëse të sesionit të 31-të të festivalit ndërkombëtar Kharezmi, ka thënë se Irani gjatë gjithë historisë ka qenë qendër e civilizimit, shkencës dhe diturisë. Universiteti në këtë vend gjithmonë ka patur dhe ka rol themelor në zhvillimet politike dhe shoqërore. Z. Ruhani u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja në mesin e studiuesve dhe shkencëtarëve të zgjedhur të festivalit ndërkombëtar Kharezmi dhe tha: "Irani është një vend i cili edhe në periudhën para Islamit edhe në periudhën pas Islamit, ka luajtur një rol të madh në prodhimin dhe zhvillimin e shkencës dhe në krijimin dhe ndërtimin e civilizimit njerëzor. Para Islamit në Iranin antik, shkencëtarët, artistët dhe mendimtarët duke krijuar një civilizim të nivelit të civilizimeve të mëdha dhe antike të asaj kohe si civilizimi i Egjiptit, Kinës dhe Greqisë, e kanë shndërruar Iranin në një vend të madh i cili kishte ide, programe dhe qendra shkencore të dalluara. Në lidhje me periudhën e pas Islamit, duhet thënë se esencialisht Islami jo vetëm që ftonte besimtarët dhe ndjekësit e tij për nxënien dhe zhvillimin e shkencës, por në realitet kjo shkollë ka filluar me urdhrin për të lexuar. Islami është fe e cila i ka dhënë rëndësi dhe pozitë të lartë shkencës dhe diturisë".

Tags