Skermistët iranianë në vendin e tretë të botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69869-skermistët_iranianë_në_vendin_e_tretë_të_botës
Skermisti i ekipit kombëtar iranian  Ali Pakdaman fitoi medaljen e bronzit në Kupën Botërore që u organizua ditën e shtunë në Poloni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2018 06:08 Europe/Tirane
  • Skermistët iranianë në vendin e tretë të botës

Skermisti i ekipit kombëtar iranian  Ali Pakdaman fitoi medaljen e bronzit në Kupën Botërore që u organizua ditën e shtunë në Poloni.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve studentore, ISNA, në ditën e dytë të kampionatit botëror të skermës, në të cilën morën pjesë 202 skermistë, Ali Pakdaman, skermisti nga Republika Islamike e Iranit në gjysmëfinale u përballë me skermistin nga Koreja e Jugut ku fitoi me një rezultat të ngushtë të 15-13 dhe mori medaljen e bronztë të Kupës së Botës. Nga Republika Islamike e Iranit, pesë skermistë morën pjesë në Kampionatin Botëror. Sot të dielën, në ditën e fundit, do të mbahen garat finale të kupës.