Prodhohet radio medikamenti kurativ nga AEAI
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69873-prodhohet_radio_medikamenti_kurativ_nga_aeai
Ekspertët iranianë kanë arritur të prodhojnë një radio medikament kurativ.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 09:38 Europe/Tirane
  • Prodhohet radio medikamenti kurativ nga AEAI

Ekspertët iranianë kanë arritur të prodhojnë një radio medikament kurativ.

Sipas një njoftimi të AEAI ekspertët e kësaj agjencie kanë arritur të prodhojnë radio medikamentin Y-90  Resin Microspheres i cili përdoret për kurimin e kancerit në mëlçi si dhe për kurimin e kancerit të fazës së parë në mëlçi i njohur ndryshe me emrin HCC. Për momentin i vetmi prodhues i këtij medikamenti në botë është kompania australiane Sirtex dhe radio medikamenti njihet me etiketën Sirsphere. Radio medikamenti i prodhuar nga Irani ka arritur të marrë patentën FDA dhe çdo injektim i tij jashtë Iranit ka një çmim prej 5-8 mijë euro. Radio medikamenti është prodhuar nga kompani Pars Izotop dhe puna hulumtuese për të ka nisur rreth 3 vjet më parë. Shumë vende janë shprehur të interesuar për blerjen e këtij radio medikamenti.