Zarif mbërrin në Beograd
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, së bashku me një delegacion politik dhe ekonomik iranian, arritën në aeroportin Nikola Tesla në Beograd për të takuar dhe negociuar me autoritetet serbe, ku me të zbritur nga avioni ai u mirëprit nga ambasadori iranian në Serbi.
Mohamed Xhevad Zarif është planifikuar të takohet me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daci të hënën në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi dhe pastaj do të takohet me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu është planifikuar të takohet sonte me iranianët që jetojnë në Serbi në darkën e organizuar nga Husein Mola Abdulahi, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Beograd. Zarif do të takohet të martën me kryeministren e Serbisë Ana Brnabic, kryetaren e kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç dhe me ministrin e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit Rasim Lajic. Pjesëmarrja në takimin e përbashkët tregtar, biznesmenëve dhe përfaqësuesve të sektorit privat dhe publik, është po ashtu pjesë e programit të vizitës së ministrit të jashtëm të Iranit në Serbi.