Teherani: Ata që i fryjnë zjarrit të luftës në Jemen, fajësojnë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70009-teherani_ata_që_i_fryjnë_zjarrit_të_luftës_në_jemen_fajësojnë_iranin
Irani deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një çmim të rëndë për planin e tyre për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2018 17:03 Europe/Tirane

Irani deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një çmim të rëndë për planin e tyre për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Presidenti Donald Trump zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit më 6 dhjetor dhe njoftoi planet për të lëvizur ambasadën amerikane në qytetin e shenjtë dhe të okupuar. "Kjo është një nga politikat shumë të gabuara të Shteteve të Bashkuara, për të cilat Uashingtoni do të paguajë një çmim të rëndë në të ardhmen", tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi gjatë një konference të përjavshme me gazetarët në Teheran. "Me mungesën e logjikës që shohim në vendimet amerikane, ka nevojë për veprime serioze në botën islame", shtoi zyrtari iranian. Kasemi gjithashtu shprehu besimin se qetësia do të kthehej në kryeqytetin sirian dhe rrethinat e tij sidomos në rajonin Ghouta Lindore, të cilat janë skena të përleshjeve të ashpra të qeverisë siriane me terroristët e huaj. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit gjithashtu komentoi mbi operacionin ushtarak të Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë, duke thënë se ministrat e jashtëm dhe presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të takoheshin në Maj për të diskutuar situatën në Siri. Kasemi tha se një rezolutë britanike kundër Iranit mbi luftën e Jemenit, e cila do të votohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, do të ndihmonte "pushtuesit dhe agresorët të përkeqësojnë edhe më shumë krizën në Jemen". "Ne nuk dërgojmë armë në Jemen, të tilla lojëra të fajësimit po zhvillohen nga ata që po nxitin flakët e luftës dhe gjakderdhjes në Jemen", tha ai. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha më tej, se "ajo që po ndodh në Jemen është rezultat i eksporteve të armëve nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite".