Ministri iranian i shëndetësisë shkon në Bruksel
(last modified Tue, 27 Feb 2018 07:39:26 GMT )
Shkurt 27, 2018 08:39 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i shëndetësisë shkon në Bruksel

Ministri i shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar në Bruksel për të diskutuar disa marrëveshje bashkëpunimi me autoritete belge të dhe të BE.

Vizita e ministri Sejed Hasan Gazizade Hashemi në Bruksel kryhet me ftesë të Vitenis Andriukaitis komisar i shëndetësisë dhe sigurisë ushqimore të BE. Gjatë qëndrimit në Bruksel ministri Hashemi do të takohet me homologun e tij nga Belgjika me të cilin pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e higjienës dhe regjistrimin elektronik të të dhënave dhe informacioneve mjekësore të pacientëve. Ministri iranian i shëndetësisë do të marrë pjesë edhe në simpoziumin e mundësive ekonomike në fushën e mjekësisë dhe shëndetit si dhe do të organizojë një takim me kompanitë e njohura belge në fushën e mjekësisë.

Tags