Shtohet niveli i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70099-shtohet_niveli_i_shkëmbimeve_tregtare_mes_iranit_dhe_francës
Ambasadori francez në Iran njoftoi shtimin e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Francës e cila ka arritur në nivelin që ka qenë përpara vendosjes së sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2018 06:50 Europe/Tirane
  • Shtohet niveli i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Francës

Ambasadori francez në Iran njoftoi shtimin e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Francës e cila ka arritur në nivelin që ka qenë përpara vendosjes së sanksioneve.

Francois Senemaud, i pranishëm në simpoziumin Industria e Kabujve në Teheran, tha se niveli i tregtisë mes Iranit dhe Francës në vitin 2017 ka arritur në 4 miliard euro. Prej dy vitesh kompanitë franceze kanë zgjeruar investimet e tyre në Iran në fushën e naftës, gazit, industrisë farmaceutike dhe industrisë së prodhimit të makinave. Ai shprehu interesimin e qeverisë franceze për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shtoi se zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik është i kushtëzuar nga veprimet dhe bashkëpunimet e afaristëve.