Ruhani: Irani për forcën mbrojtëse të vet, nuk do të negociojë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70135-ruhani_irani_për_forcën_mbrojtëse_të_vet_nuk_do_të_negociojë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Irani për prodhimin e raketave dhe pajisjeve mbrojtëse dhe ushtarake të tij, nuk do të marrë leje nga askush dhe nuk do të negociojë me askënd.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 15:11 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani për forcën mbrojtëse të vet, nuk do të negociojë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Irani për prodhimin e raketave dhe pajisjeve mbrojtëse dhe ushtarake të tij, nuk do të marrë leje nga askush dhe nuk do të negociojë me askënd.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të mërkurën në një tubim me qytetarët e Bandarabasit në jug të Iranit, ka thënë se Irani mirëpret bashkëpunimin me vendet mike dhe fqinjë të tij për të krijuara masat e nevojshme të sigurisë, por siguria e rajonit të Lindjes së Mesme nuk ka nevojë për praninë e forcave të huaja. Presidenti iranian vuri në dukje përpjekjet e Amerikës gjatë disa muajve të kaluar për ta goditur popullin e Iranit dhe deklaroi: "Amerika për ta goditur Iranin është futur në izolim dhe të gjitha vendet evropiane dhe shumë vende të tjera të botës, kanë dënuar këto veprime të Amerikës". Z. Hasan Ruhani duke vlerësuar qëndrimet e Rusisë në KS të OKB në qortimin e veprimeve të Amerikës dhe Anglisë, deklaroi: "Të hënën në mbrëmje Amerika në KS të OKB kërkoi të dënohet Irani në çështjen e Jemenit, mirëpo përsëri pësoi disfatë". Duke iu drejtuar Bashkësisë Ndërkombëtare, presidenti iranian deklaroi: "Nëse po mendoni ose brengoseni për popullin e Jemenit, mos i jepni armët dhe bombat shkatërruese Arabisë Saudite, por ushtroni presion mbi autoritetet saudite në mënyrë që të hapën rrugët për arritjen e medikamenteve dhe ndihmave ushqimore te populli i varfër dhe i përfshirë nga lufta në Jemen. Irani në rrugën e sigurimit të interesave kombëtare të tij, do të qëndrojë me të gjithë forcën dhe deri në ditën kur pala tjetër nuk shkel zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, do t'i qëndrojë besnik zotimeve të tij, mirëpo nëse pala tjetër shkel zotimet e veta, atëherë Irani gjithashtu do të ketë shumë opsione të ndryshme për të zgjedhur".