Kroacia: Irani ka një ndikim të madh në Lindjen e Mesme
Irani ka një ndikim të madh në Lindjen e Mesme, duke u përpjekur për vendosjen e stabilitetit në rajon, tha të enjten kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç në takimin e zhvilluar në Zagreb me ministrin e Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif.
Kryeministri kroat i vlerësoi marrëdhëniet e të dy vendeve si të kënaqshme. "Në vitet e fundit janë ndërmarrë hapa të mirë për të rritur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në sferat ekonomike dhe tregtare dhe këto përpjekje duhet të vazhdojnë dhe të promovohen", tha ai. Ministri i Jashtëm iranian, nga ana e tij, tha se Irani është i interesuar në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kroacinë në të gjitha fushat. Zarif gjithashtu theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dypalësh në organizatat dhe komunitetet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Zarif u takua edhe me homologen e tij kroate Marija Buric, e cila theksoi se Kroacia dhe Evropa do të mbështesin marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore. Të dy ministrat diskutuan gjithashtu disa çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë marrëveshjen bërthamore, luftën kundër dhunës, terrorizmit dhe ekstremizmit në të gjithë botën, krizat në Siri dhe Jemen, situata aktuale në Afganistan dhe në Ballkan. Zarif, pas vizites ne Serbi, Bullgari dhe Kroaci, do te udhetoje ne Sarajeve.