Pikëpamjet e liderit suprem mbi kapacitetin e armikut përballë rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70239-pikëpamjet_e_liderit_suprem_mbi_kapacitetin_e_armikut_përballë_rezistencës
Lideri suprem i revolucionit islamik në takimin që pati me Abdul’setar Sejed ministër i vakëfeve dhe me disa prej klerikëve të njohur në Sirisë tha se nënshtrimi i disa popujve vjen nga nënshtrimi i liderëve të tyre dhe shtoi se armiku përballë një kombi të fuqishëm, krerët e të cilit ndihen krenarë për islamin dhe identitetin e tyre, nuk mund të bëjë asgjë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2018 03:28 Europe/Tirane
  • Pikëpamjet e liderit suprem mbi kapacitetin e armikut përballë rezistencës

Lideri suprem i revolucionit islamik në takimin që pati me Abdul’setar Sejed ministër i vakëfeve dhe me disa prej klerikëve të njohur në Sirisë tha se nënshtrimi i disa popujve vjen nga nënshtrimi i liderëve të tyre dhe shtoi se armiku përballë një kombi të fuqishëm, krerët e të cilit ndihen krenarë për islamin dhe identitetin e tyre, nuk mund të bëjë asgjë.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, deklaroi se Siria është në vijën e parë të luftës kundër armiqve të Islamit. "Siria sot është në vijën e parë të frontit, kështu që detyra jonë është të mbështesim rezistencën siriane," tha të enjten Ajetollah Khamenei në takimin e zhvilluar në Teheran me ministrin sirian të Vakëfeve, Muhamed Abdul’setar Sejed. Ajetollah Khamenei tha se "shkatërrimi i disa kombeve rrjedh nga padituria, korrupsioni  dhe servilizmi i udhëheqësve të tyre." "Armiku nuk mund të bëjë asgjë kundër një shteti dinjitoz, udhëheqësit e të cilit me krenari e ndiejnë dinjitetin në Islam dhe në identitetin e tyre", tha Lideri Suprem. Ai, më tej tha: "Qëndrueshmëria e revolucionit të popullit iranian tregoi se ajo që duan SHBA, Evropa dhe fuqitë bërthamore të botës nuk është domosdoshmërisht e realizueshme. Nëse të gjithë ne dhe elementët e frontit të rezistencës në rajon mbeten të vendosur, armiqtë nuk mund të bëjnë asgjë". Ajetollah Khamenei gjithashtu theksoi se Ummeti Islamik është i obliguar të miratojë një kundërmasë vendimtare ndaj përpjekjeve të fuqive arrogante dhe Arabisë Saudite për të mbjellë përçarje midis myslimanëve. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, shtoi: “"Ne nuk pranojmë një shi’it që mbështetet nga Londra dhe një sunit i cili mbështetet nga SHBA dhe Izraeli, sepse Islami është kundër pabesisë, shtypjes dhe arrogancës". Ministri sirian i Vakëfeve, nga ana e tij, tha se Republika Islamike e Iranit ka zgjeruar frontin e rezistencës kundër fuqive arrogante, nga Teherani në Damask dhe deri në Liban. "Kjo ka krijuar një detyrim të rëndësishëm për ne, sepse ne duhet të planifikojmë çlirimin e Kodsit të shenjtë si një entitet i vetëm," tha ai. Disfata e armikut përballë boshtit të rezistencës dhe botës islame është bërë e qartë tha lideri suprem i cili shtoi se nëse një komb ka një lider të pavarur, të palëkundur, të fuqishëm dhe rezistent, ai komb do të dalë fitues përballë armiqve dhe sot lidershipi dhe popullin sirian janë shembull i këtij suksesi. Qëndresa në mbrojtje të identitetit kombëtar me kalimin e 7 viteve luftë ka treguar se armiku nuk mund të sundojë mbi një popull dhe të imponojë atë që do. Revolucioni islamik është futur në vitin e 40-të të jetës së tij në një kohë kur të gjitha fuqitë e botës mes tyre Amerika, Bashkimi Sovjetik, NATO dhe disa vende të rajonit u bashkuan për të eliminuar Republikën islamike, mirëpo revolucioni qëndroi dhe u zhvillua. Lideri suprem ndër të tjera tha: Qëndrueshmëria e Revolucionit të kombit iranian tregoi se ajo çka duan Amerika, Evropa dhe fuqitë atomike të botës nuk është e detyrueshme të zbatohet dhe nëse të gjithë elementët e rezistencës janë të vendosur, armiqtë nuk mund të bëjnë dot as edhe një veprim. Bashkësia e rezistencës që sot po luan rol në Siri ka eliminuar përllogaritet për perëndimin e Azisë duke i anuar ato në interes të popujve të rajonit. Fundi i kalifatit të vetëshpallur të grupit terrorist ISIS në Irak dhe në Siri, ishte kulmi i rolit të boshtit të rezistencës Liban-Irak-Siri, rol që nëse vazhdon do të eliminojë të gjitha komplotet e armiqve. Sa i përket kësaj Ali Akbar Velajeti, këshilltari i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Boshti i rezistencës ka shpëtuar Bagdadin, Damaskun dhe Bejrutin nga e keqja e grupit terrorist ISIS.