Takimi Zarif-Kerri, për interesat kombëtare të Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi deklaroi të shtunën se takimi mes ministrit të jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe ish-homologut të tij amerikan Xhon Kerri, në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih ishte në përputhje me interesat e Iranit.
Duke folur për agjencinë e lajmeve IRNA, Kasemi tha se si një praktikë e përgjithshme e Ministrit të Jashtëm të Iranit, në margjinat e të gjitha tubimeve ndërkombëtare, ai përpiqet të miratojë një qasje dhe diplomaci aktive në përputhje me interesat e Republikës Islamike të Iranit, duke u takuar me figurat botërore dhe intelektualët si dhe me ish-zyrtarë amerikanë. Këto politika ndihmojnë në ruajtjen e interesave të Iranit dhe në trajtimin e zhvillimeve rajonale dhe globale, tha ai. Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif u takua me ish-homologun e tij amerikan si dhe zyrtarë të tjerë të lartë më 18 shkurt në margjinat e Konferencës së 54-të të Sigurisë në Mynih ku diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe globale.