Takimi Zarif-Kerri, për interesat kombëtare të Iranit
(last modified Sat, 03 Mar 2018 18:58:57 GMT )
Mars 03, 2018 19:58 Europe/Tirane
  • Takimi Zarif-Kerri, për interesat kombëtare të Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi deklaroi të shtunën se takimi mes ministrit të jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe ish-homologut të tij amerikan Xhon Kerri, në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih ishte në përputhje me interesat e Iranit.

Duke folur për agjencinë e lajmeve IRNA, Kasemi tha se si një praktikë e përgjithshme e  Ministrit të Jashtëm të Iranit, në margjinat e të gjitha tubimeve ndërkombëtare, ai përpiqet të miratojë një qasje dhe diplomaci aktive në përputhje me interesat e Republikës Islamike të Iranit, duke u takuar me figurat botërore dhe intelektualët si dhe me ish-zyrtarë amerikanë. Këto politika ndihmojnë në ruajtjen e interesave të Iranit dhe në trajtimin e zhvillimeve rajonale dhe globale, tha ai. Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif u takua me ish-homologun e tij amerikan si dhe zyrtarë të tjerë të lartë më 18 shkurt në margjinat e Konferencës së 54-të të Sigurisë në Mynih ku diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe globale.

 

Tags