Ruhani: Inflacioni në Iran është një shifror
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70361-ruhani_inflacioni_në_iran_është_një_shifror
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se inflacioni një shifror në Iran, është realizuar pas 26 viteve për herë të parë dhe Banka Qendrore e Iranit duhet të vazhdojë këtë rrugë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2018 11:40 Europe/Tirane
  • Ruhani: Inflacioni në Iran është një shifror

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se inflacioni një shifror në Iran, është realizuar pas 26 viteve për herë të parë dhe Banka Qendrore e Iranit duhet të vazhdojë këtë rrugë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani të dielën në forumin e 57-të të Bankës Qendrore të Iranit që u zhvillua në Teheran, tha: "Politikat ekonomike të qeverisë dhe të Bankës Qendrore në katër vitet e kaluara, kanë qenë politika të suksesshme dhe të bazuara mbi kritere ekonomike. Irani në dy vitet e kaluara ka pas inflacion një shifror, prandaj faktori për stabilitet ekonomik për të ardhmen ekonomike të Iranit, është besimi i qytetarëve në kontrollin e inflacionit. Irani në vitin 2016, ka patur pozitën e parë të zhvillimit ekonomike në botë dhe ky zhvillim ekonomik është rezultat i qëndresës së popullit të Iranit, rritjes së eksportit të naftës dhe gjithashtu aktivitetit të diplomatëve dhe prodhuesve iranianë".