Gjeneral Kasem Sulejmani posedon dëshmi të bashkëpunimit SHBA-ISIS
Husein Amir Abdollahian, këshilltar special i kryetarit të Parlamentit iranian, tha se gjeneral-major Kasem Sulejmani, i cili komandon Forcën Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, i kishte dhënë Ministrisë së Jashtme iraniane dokumente që tregonin se SHBA është në aleancë me grupin terrorist ISIS.
Abdollahian, i cili më parë ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme, e bëri këtë deklaratë në një program të televizionit iranian, IRIB. "Kur isha në Ministrinë e Jashtme, kam pasur një takim me gjeneralin Sulejmani, ai më ka dhënë dokumente dhe më ka thënë që ato t'ua përplas në fytyrë Perëndimit dhe OKB-së", tha Amir Abdollahian. "Gjeneral Sulejmani madje më kërkoi që t’i them Ministrit të Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif që përkrah negociatave bërthamore, të mos bisedojë me SHBA për rajonin, por nëse lind nevoja, ai mund t'i vendosë dokumentet mbi tryezë dhe t'u thotë amerikanëve, kjo është fytyra juaj e vërtetë. " "Dokumentet e dhëna nga gjeneral Sulejmani përmbajnë informacion të saktë mbi pozicionin gjeografik, kohën dhe detajet e sakta të kontakteve amerikane me ISIS-in," tha Amir Abdollahian. "Kur Mosuli në Irak ishte nën pushtimin e ISIS, një aeroplan amerikan A330 u ul në aeroportin e Mosulit, gjeneralët amerikanë zbritën nga aeroplani dhe u shkarkuan pajisjet ushtarake," shpjegoi ai. "Në sallonin VIP të aeroportit, gjeneralët amerikanë biseduan për tre orë e 23 minuta me liderët e ISIS në Mosul dhe më pas hipën në aeroplan dhe u kthyen", tha zyrtari iranian . "Çfarë bënë ata (amerikanët) për ISIS-in? U dhanë armët dhe pajisjet që u nevojiteshin sipas marrëveshjes". Diku tjetër, tre helikopterë amerikanë u ulën dhe dorëzuan pajisje ushtarake për figurat e larta të ISIS, shtoi AmirAbdollahian. Sipas zyrtarit, kur komandantët e ISIS u arrestuan në muajt e fundit, amerikanët përdorën teknika të ndryshme sigurie dhe ushtarake ose në OKB, duke bërë që shumica e udhëheqësve të ISIS të evakuohen nën pretekstin se civilët ishin nën rrethim dhe kishte nevojë për një armëpushim. "Më vonë, ne zbuluam se amerikanët kishin marrë disa prej atyre që u evakuan dhe i dërguan në Afganistanin verior, disa në Libi dhe të tjerë në Jemenin jugor," tha ai. Gjeneral Sulejmani, në një letër drejtuar Liderit Suprem, Ajetollah Khameneit, më 21 nëntor 2017, shpalli fundin e sundimit territorial të ISIS-it në Siri dhe Irak.