Arrestimi i 12 të dyshuarve të ISIS në kryeqytetin e Turqisë
Forcat turke të sigurisë arrestuan 12 të dyshuar të grupit ISIS në Ankara, kryeqyteti i këtij vendi.
Këta persona janë arrestuar në operacionin e përbashkët të forcave anti-terroriste, Organizatës së Inteligjencës (MET) dhe forcave speciale të policisë turke në katër rajonet Sinjan, Mamak, Kechi Oren dhe Altindagh, dhe mësohet se janë shtetas të huaj. Anëtarësimi në një grup terrorist ndërkombëtar, shkelja e ligjit për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe veprime të rrezikshme kundër Turqisë janë ndër akuzat e përfshira në urdhër-arrestin e këtyre personave. Duhet përmendur se javët e fundit dhjetëra të dyshuar të ISIS janë arrestuar në qytete të ndryshme të Turqisë, përfshirë Ankaranë, Stambollin, Bursa, Adana, Sanliurfa dhe Samson.