Zarif: Qëndrimet e perëndimit mbi kapacitetin raketor të Iranit, propagandë politike
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, qëndrimin e palës perëndimore mbi çështjet dhe kapacitetin raketor të Iranit e ka quajtur propagandë politike.
Muhamed Xhavad Zarif në një konferencë për shtyp në Teheran deklaroi se pala perëndimore duhet të qartësojë qëndrimin e saj mbi kapacitetin raketor të Iranit dhe tha: Nëse Evropianët parashtrojnë çështjen e kapacitetit mbrojtës të Iranit, ata duhet të përgjigjen edhe për shitjen e miliarda dollarë armatime për vendet e rajonit dhe kthimin e rajonit në një depo baruti. Jean Yves Le Drian, ministër i jashtëm i Francës përpara vizitës së tij për në Teheran ka thënë se programi raketor i Iranit është faktor shqetësues për Francën dhe partnerët e saj. Sa i përket bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore me palën evropiane, ministri Zarif tha; Sa i përket marrëveshjes bërthamore dhe programit të saj të veprimit, Irani gjithmonë ka qenë në pozitë më të lartë sesa pala tjetër e cila gjithmonë është detyruar të përgjigjet për veprimet e saj, pasi Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij. Ministri Zarif përmendi vazhdimin e sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen dhe tha: Me palën evropiane do të diskutohet zgjidhja e krizës së Jemenit me mjete diplomatike dhe nëse Evropa mundohet që këto bisedime t’i kthejë ne dialog për pretendimet dhe kërkesat e Amerikës, atëherë dialogu nuk ka gjë tjetër veçse karakter propagandues politike. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me negociatat me palën evropiane për çështje të rajonit dhe sidomos situatën në Jemen tha se këto negociata nuk do të thotë se bisedime do të kalojnë në një temë tjetër.