Vazhdon punimet simpoziumi ndërkombëtar kushtuar Naim Frashërit
Sot në Teheran në prani të ish presidentit të Shqipërisë, ka nisur punimet simpoziumi ndërkombëtar kushtuar shkrimtarit të madh kombëtar, Naim Frashëri.
Dialogu i parë kulturor mes Iranit dhe Ballkanit ka nisur me organizimin e simpoziumit kushtuar shkrimtarit dhe poetit të madh kombëtar shqiptar Naim Frashëri. Simpoziumi ka nisur punimet në orën 9:00 sipas rës lokale dhe në të janë trajtuar tema kushtuar civilizimit iranian dhe ballkanas si dhe janë analizuar mendimet kulturore të Naim Frashërit në këtë fushë. Përveç kësaj në simpozium janë trajtuar mendimet e Naim Frashërit për unitetin, bashkëjetesën, vëllazërinë dhe bashkimin e njerëzve pa pasur dallim race, gjuhe, etnie dhe feje. Një pjesë tjetër e simpoziumi i është kushtuar jetës dhe veprës së poetit të njohur shqiptar për bektashizmin. Të pranishmit në këtë simpozium kanë prezantuar hulumtimet e tyre mbi poetin shqiptar që ka shkruar edhe në gjuhën perse. Në kuadër të simpoziumit është hapur edhe një ekspozitë me veprat e Naim Frashërit. Simpoziumi u organizua me iniciativën e institutit të kulturës dhe lidhjeve islamike të Iranit në bashkëpunim me universitetin Tarbiat Modares, institutet shkencore, konsullatën kulturore të Iranit në Shqipëri, radiotelevizionin shtetëror të Iranit dhe institutet kulturore të Shqipërisë me qëllim zgjerimin e lidhjeve kulturore mes Iranit dhe Shqipërisë.