Zarif: Evropa të ushtrojë presion ndaj SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70407-zarif_evropa_të_ushtrojë_presion_ndaj_shba_së
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Evropa duhet të ushtrojë presion ndaj Shteteve të Bashkuara për të përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pasi Uashingtoni ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2018 14:36 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropa të ushtrojë presion ndaj SHBA-së

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Evropa duhet të ushtrojë presion ndaj Shteteve të Bashkuara për të përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pasi Uashingtoni ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja.

"Evropa duhet të bëjë presion ndaj  SHBA-së për të zbatuar angazhimet e saj dhe të mos lejojë SHBA-në të bëjë kërkesa të palogjikshme dhe të paligjshme”, tha Zarif të hënën në një takim me Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian në Teheran. Zarif tha se Europa është prekur nga qasjet e paarsyeshme dhe të motivuara politikisht të SHBA-së, por mund të luajë një rol më konstruktiv në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore si një arritje e madhe ndërkombëtare. Duke iu referuar vërejtjeve të mëparshme të ministrit të Jashtëm francez për programin e raketave balistike të Iranit, Zarif tha se marrëveshja bërthamore dhe Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që e mbështeti marrëveshjen, nuk përfshijnë çështjen e raketave të Republikës Islamike. "Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që e kanë kthyer rajonin tonë në një fuçi baruti duke shitur armë, duhet të ndalojnë veprime të tilla", tha ministri i Jashtëm iranian. Ministri i Jashtëm francez, nga ana e tij, tha se Parisi është fuqimisht i vendosur për zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe ka ndërmarrë shumë masa praktike në këtë drejtim. Le Drian shtoi se Teherani dhe Parisi kanë filluar bashkëpunimin pozitiv bankar dhe vuri në dukje se investimet e kompanive franceze në Iran u rritën ndjeshëm pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes bërthamore.