Deklarata përfundimtare e Konferencës Ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”
Sekretariati i Konferencës Ndërkombëtare “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit” që zhvilloi punimet të hënën në Teheran në ceremoninë përmbyllëse të konferencës, e cila u mbajt sot në Universitetin Tarbiat Modarres, lexoi deklaratën finale të kësaj konference. Sipas korrespondentit të Pars Today, teksti i deklaratës është si më poshtë:
Bashkëpunimi kulturor midis vendeve dhe popujve në fushën e civilizimeve të ndryshme do të hapë rrugën për paqe, stabilitet dhe zhvillim. Pa dyshim, dialogu kulturor midis intelektualëve dhe mendimtarëve, është shprehja më efektive dhe më e lehtë e bashkëjetesës paqësore, është kuptimi i ndërsjellë i mekanizmave për t'u përballur me sfidat e marrëdhënieve midis rajoneve të ndryshme të botës. Për këtë arsye, në Organizatën e Kulturës dhe Bashkëpunimit Islamik u formua Sekretariati i Dialogut Kulturor dhe më pas, u mbajt raundi i parë i bisedimeve kulturore midis Iranit dhe Italisë në Universitetin e Teheranit. Rezultatet efektive të këtyre bisedimeve ishin krijimi i një Sekretariati për Dialogun Kulturor Iran-Evropë me seli në Universitetin e Teheranit. Pasi vendet e Ballkanit mirëpritën dialogun kulturor dhe rëndësinë e kulturës historike të kësaj zone, Sekretariati i Dialogut Kulturor midis Iranit dhe Ballkanit u krijua në bashkëpunim me Universitetin Tarbiat Modarres. Raundi i parë i bisedimeve kulturore midis Iranit dhe Ballkanit u mbajt gjithashtu në kuadër të konferencës ndërkombëtare me temë “Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”, poetit të shquar persishtfolës shqiptar, që u organizua më 5 Mars 2018 nga Fakulteti i Shkencave Humane të Universitetit Tarbiat Modarres në bashkëpunim me disa institucioneve kulturore dhe shkencore, duke përfshirë fondacionin kulturor Sa'adi Shirazi në Tiranë, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dhe me disa shoqata kulturore-shkencore duke përfshirë Shoqatën e Gjuhës dhe Letërsisë Perse, Shoqata Shkencore Iraniane, Shoqata iraniane e historisë dhe Shoqata iraniane e historisë të Islamit. Në këtë konferencë, intelektualë, studiues dhe mendimtarë nga sfera e civilizimit iranian dhe ballkanik dhe profesorët nga Irani dhe disa vende të tjera duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë, duke paraqitur leksione dhe artikuj mbi temat e shpallura në, prezantuan arritjet e tyre më të fundit shkencore në analizimin e mendimeve dhe ideve të Naim Frashërit dhe të kontributit të tij në konvergjencën kulturore të Iranit dhe Ballkanit. Gjatë konferencës, dijetarët theksuan vazhdimësinë dhe ndjekjen e temave të mëposhtme:
- Lidhjet dhe trashëgimia e përbashkët kulturore, letrare dhe mistike janë baza për dialogun kulturor dhe komunikimin ndërmjet elitave shkencore dhe kulturore, duke përfshirë forumet akademike të vendeve.
- Vazhdimi i dialogut kulturor të elitave shkencore dhe kulturore të Iranit dhe Ballkanit mund të forcojë terrenin për promovimin e marrëdhënieve kulturore, letrare dhe shkencore midis këtyre vendeve dhe përshpejtimin e mënyrave për ta arritur atë.
- Prezantimi dhe nderimi i personaliteteve shkencore dhe letrare si dhe të përkrahësve të dialogut kulturor janë potenciale për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve kulturore midis vendeve.
- Vlerat e ndërsjella, spiritualiteti dhe misticizmi janë rrugëzgjidhja perfekte për tu përballur me dhunën dhe ekstremizmin.
Profesorët dhe studiuesit në konferencë gjithashtu arritën në konkluzionet e mëposhtme:
- Përkthimi dhe botimi i veprave të dijetarëve dhe intelektualëve të këtyre vendeve që kanë çuar në dialogun kulturor, për të forcuar themelet e ndërveprimeve kulturore.
- Hartimi dhe ratifikimi i Rregullores Ekzekutive të Sekretariatit të Përhershëm të Dialogut midis Iranit dhe Ballkanit në konsultim me përfaqësuesit e qarqeve akademike të vendeve të dy rajoneve.
- Organizimi i takimeve periodike të anëtarëve të Sekretariatit të Dialogut Kulturor të dy fushave të civilizimit nga universitetet anëtare.
- Shfrytëzimi i kapaciteteve të organizatave, shoqatave dhe qendrave shkencore dhe kulturore të vendeve në fushën e civilizimit me qëllim të promovimit, zhvillimit dhe popullarizimit të çështjeve të dialogut kulturor.
- Botimi i revistës së specializuar të Dialogut Kulturor të Iranit dhe Ballkanit për të forcuar dialogun kulturor mes palëve.