Pritjet e vendeve anëtare nga ANEA dhe përgjegjësitë që ajo ka
ANEA është një organ ndërkombëtar i cili punon në fushën e sigurisë dhe dhënies së shërbimeve profesionale dhe konsultative për forcimin e sigurisë bërthamore në nivel botëror. Mirëpo lind pyetja se sa është zbatuar kjo përgjegjësi e ANEA-së.
Reza Naxhafi përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në ANEA dhe kreu i grupit 77, ditën e martë në takimin stinor të këshillit guvernator të ANEA ka kërkuar që kjo agjenci të zbatojë përgjegjësitë e saj në mbështetje të vendeve anëtare për garantimin e sigurisë së qendrave bërthamore, mbrojtjen nga rrezatimet, sigurimin e mbetjeve bërthamore dhe transportin e tyre si dhe të marrë masat për rastet e emergjencës. ANEA gjithashtu në fushën e monitorimeve bërthamore ka përgjegjësi të punojë për transferimin e teknologjive paqësore bërthamore në ndihmë të vendeve anëtare. Republikës Islamike të Iranit si një vend anëtar i ANEA mundohet të jetë një anëtar aktiv në fushën e teknologjive paqësore dhe të reja në industrinë bërthamore dhe pret mbështetjen nga ANEA. Në bazë të traktatit NPT, ANEA ka dy përgjegjësi kryesore të cilat duhet të zbatohen me përpikmëri dhe saktësi. Përgjegjësia e parë është zbatimi i procesit të çarmatimit bërthamor në kuadër të traktatit NPT dhe monitorimi i saktë i këtij procesi. Përgjegjësia e dytë është dhënia e ndihmës për zhvillimin e teknologjisë për përdorim paqësor të energjisë bërthamore. Siguria bërthamore është një tjetër përgjegjësi e diskutuar në takimet stinore të ANEA, ndaj së cilës i kushtojnë vëmendje edhe vendet anëtare. Irani ashtu si shumë vende të tjera anëtare të ANEA kërkon zbatimin e plotë të përgjegjësive të kësaj agjencie dhe forcimin e bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin bërthamor. Ali Motaharnia, analist i çështjeve ndërkombëtare në analizimin e bashkëpunimeve të Iranit dhe ANEA-së ka thënë: Duke pasur parasysh bashkëpunimin konstruktiv të Iranit, qëndrimet e ANEA kundrejt Iranit janë bërë më të qartë dhe deri diku janë ulur presionet e fuqive dhe organizatave të tjera. Irani në kuadër të programit për bashkëpunim dhe bashkëveprim ka arritur të ulë shpenzimet e tij kombëtare në fushën e energjisë paqësore bërthamore. Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA më 30 tetor 2017 theksoi domosdoshmërinë e mbështetjes së projekteve hulumtuese dhe studimore të Iranit dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe ANEA dhe tha: Në mirëpresim pjesëmarrjen e ekspertëve iranianë për poste drejtuese në ANEA. Në këtë mes jo vetëm Irani por edhe shumë vende anëtare të tjera të kësaj agjencie kërkojnë ndihmë prej saj në zbatimin e projekteve të tyre të zhvillimit të programit paqësor bërthamor dhe në marrjen e udhëzimeve profesionale nga kjo agjencie. Nga ana tjetër Irani në cilësinë e kryesuesit të grupit 77 ka theksuar rëndësinë e përgjegjësive që ka ANEA.