Xhahangiri: Irani qëndron përkrah vëllezërve mysliman sunitë, shiitë dhe kurdë të Irakut
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se mund të themi pa kurrfarë dyshimi se Irani qëndron përkrah vëllezërve myslimanë sunitë, shiitë dhe kurdë të Irakut.
Z. Is'hak Xhahangiri të enjten në takim me Ajat Sameraji, sekretari i përgjithshëm i Partisë Islamike të Irakut që u zhvillua në Bagdad, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit në periudhën e rindërtimit të Irakut ka qenë dhe do të qëndrojë përsëri përkrah popullit të këtij vendi dhe jemi optimist që me koordinimin dhe unitetin mes myslimanëve sunitë, shiitë dhe kurdë, të formohet një lëvizje e madhe për ndërtimin e Irakut dhe ky populli i madh të mund të luajë rolin e tij historik në rajon. Ndërkohë Ajat Sameraji në këtë takim duke vlerësuar pikëpamjet pozitive të Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve të fundit për të ndihmuar popullin irakian dhe për të rindërtuar këtë vend, deklaroi: "Iraku i sotëm ka tejkaluar dy sfida të mëdha dëbimin e pushtuesve amerikanë dhe dëbimin e terroristëve dhe misioni më i rëndësishëm i sotshëm për Irakun është thithja e investimeve për rindërtimin e Irakut".