Ambasadori iranian në Islamabad: Zarif viziton Pakistanin më 11 Mars
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Islamabad, njoftoi se ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 11 Mars 18 do të vizitojë Pakistanin.
Mehdi Honar’dust duke shtjelluar vizitën e Muhamed Xhavad Zarif në Pakistan ka thënë: vizita e ditës së martë e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Pakistan është kthim i vizitës së 11 shtatorit 17 të Khoxhe Muhamed’saf ministrit të jashtëm të Pakistanit në Iran dhe në kuadër të zbatimit të objektivës për 5 miliard dollarë shkëmbime tregtare. Gjatë qëndrimit në Pakistan, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me Shahed Hakan Abasi kryeministër, Khoxhe Muhamed’saf ministër i jashtëm dhe disa funksionarë të tjerë të Pakistanit. Ambasadori Honar’dust ndër të tjera shtoi se shefi i diplomacisë iraniane do të takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Pakistanit, me këshilltarin e sigurisë kombëtare dhe kryetarin e parlamentit të këtij vendi.