Khoshro: Irani mbështet sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70601-khoshro_irani_mbështet_sigurinë_dhe_stabilitetin_në_afganistan
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ditën e enjte deklaroi se mungesa e sigurisë është problemi më i madh për Afganistanin dhe tha se Republika Islamike e Iranit gjithmonë mbështet vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2018 04:47 Europe/Tirane
  • Khoshro: Irani mbështet sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ditën e enjte deklaroi se mungesa e sigurisë është problemi më i madh për Afganistanin dhe tha se Republika Islamike e Iranit gjithmonë mbështet vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan.

Golam’ali Khoshro, në një takim të KS të OKB kushtuar Afganistanit dhe vazhdimit të misionit të OKB në këtë vend të quajtur UNAMA, foli mbi sulmet dhe aktivitetet e grupeve terroriste në Afganistan dhe tha: Qeveria e unitetit kombëtar në Afganistan është duke luftuar me grupet terroriste në veçanti me talebanët, Al Kaidën, ISIS dhe grupet e varura prej tyre. Përfaqësuesi iranian në OKB tha se Irani mbështet çdo dialog kombëtar për arritjen e paqes në Afganistan dhe theksoi se mbështetja e Bashkësisë ndërkombëtare për qeverinë e Afganistanit në lutën kundër terrorizmit dhe në zgjidhjen e problemeve të sigurisë, ato ekonomike dhe politike të këtij vendi është e domosdoshme. Përfaqësuesi Khoshro në vazhdim përmendi pritjen që Irani u ka bërë milion emigrantëve afganë dhe tha se Irani vitet e fundit ka zbatuar më shumë se 300 projekte të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës së transportit, transitit dhe tregtisë në Afganistan duke akorduar një fond prej 500 milion dollarësh.