Velajeti: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70687-velajeti_marrëdhëniet_mes_iranit_dhe_irakut_janë_strategjike
Këshilltari i lideri suprem për çështjet ndërkombëtare pasi vuri në dukje se marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë strategjike tha se të dy vendet vazhdojnë koordinimet për tu përballur me hegjemonistët dhe arrogantët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Velajeti: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë strategjike

Këshilltari i lideri suprem për çështjet ndërkombëtare pasi vuri në dukje se marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë strategjike tha se të dy vendet vazhdojnë koordinimet për tu përballur me hegjemonistët dhe arrogantët.

Ali Akbar Velajeti, lidhur me ndihmën e konsulentëve iranianë në luftën e Irakut kundër terrorizmit tha se prania e këtyre konsulentëve në Irak, është për arsye të kërkesës zyrtare të qeverisë irakiane. Amerika synon të shtrijë influencën e saj në Irak por nuk ia ka arritur këtij qëllimi, tha në fjalën e tij z. Velajeti. Kriza në Irak ka nisur me agresionin e gjerë të ISIS në vitin 2014, i cili është mbështetur gjerësisht nga Amerika dhe Arabia Saudite me qëllim ndryshimin e ekuacioneve të rajonit në interes të regjimit sionist. Forcat irakiane duke marrë ndihmë nga konsulentët iranianë, arritën të çlirojnë Irakun nga prania e terroristëve. Çlirimi i plotë i Irakut u shpall nga kryeministri Hejdar Ebadi më 17 nëntor 2017. Z. Velajeti përmendi dhe situatën në Jemen dhe vrasjen e civilëve gjatë agresionit saudit dhe tha se më në fund fitimtar do të jetë populli jemenas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.