Italia partneri i parë i Iranit në Evropë
Dhoma e përbashkët e tregtisë së Iranit dhe Italisë ka njoftuar se Italia është blerësja më e madhe e naftës iranianë në Evropë dhe një prej partnerëve kryesorë tregtarë të Iranit në BE. Italia është i vetmi vend evropian i cili ka bilanc pozitiv tregtar me Iranin.
Ahmed Purfalah, kreu i dhomës së përbashkët të tregtisë së Iranit dhe Italisë ka thënë se niveli i shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Italisë përgjatë vitit të kaluar ka qenë 8 miliard dollarë, por gjatë këtij viti është ulur me 1.4 miliard dollarë, mirëpo dhënia fund e sanksioneve i ka dhënë fund trendit të uljes së tregtisë mes dy vendeve. Më herët Irani dhe Italia kanë nënshkruar shumë kontrata bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Një prej tyre është ajo që kompania iraniane e naftës dhe kompania iraniane ENI e naftës së Italisë kanë arritur për zgjerimin e dy fushave të naftës dhe gazit në Iran. Marrëveshja është nënshkruar nga Golamreza Manucehri zv/kreu i kompanisë kombëtare iraniane të naftës dhe Antonio Valla zv/drejtori i kompanisë ENI të Italisë. Bashkëpunimi do të përqendrohet në fushën e gazit Kish dhe në fazën e tretë të fushës së naftës Darkhoin në qytetin Khorramshahr. Në fazën e parë është projektuar prodhimi i 50 mijë fuçive nafte dhe i 70 milion m3 gaz. Në fazën e dytë është programuar prodhimi i 110 mijë fuqi naftë dhe i 210 metër kub gaz.