Irani kampion i kupës Faxhr në peshëngritje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70761-irani_kampion_i_kupës_faxhr_në_peshëngritje
Në përfundim të kampionatit për kupën Faxhr, ekipi iranian i peshëngritjes ka dalë fitues dhe kampion.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2018 06:22 Europe/Tirane
  • Irani kampion i kupës Faxhr në peshëngritje

Në përfundim të kampionatit për kupën Faxhr, ekipi iranian i peshëngritjes ka dalë fitues dhe kampion.

Kampionati është organizuar në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit. Në këtë kampionat Irani është përfaqësuar nga ekipi i provincës Khozestan i cili duke marrë një medalje ari dhe 3 argjendi u shpall kampion dhe mori kupën Faxhr. Në ditën e fundit të kampionatit, peshëngritësi iranian Reza Nasiri me 105 kg peshë u shpallë kampion i ndjekur nga Xhelal Gureishi që zuri vendin e dytë. Ekipet nga Siria dhe Nepali kanë zënë vendin e dytë dhe të tretë në këtë kampionat. Në kampionat për kupën Faxhr kanë marrë pjesë 50 peshëngritës nga 10 vende të botës.