Zarif nis vizitën në Pakistan
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në krye të një delegacioni politiko-ekonomik u largua të dielën nga Teherani për një vizitë zyrtarë në Pakistan.
Gjatë vizitës së tij tre-ditore, Zarif është planifikuar që me zyrtarë të lartë pakistanezë të shqyrtojë çështjet me interes të përbashkët, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Behram Kasemi. Ai shtoi se do të ishte gjithashtu në axhendë që të hulumtohen mënyrat për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Teheranit dhe Islamabadit, veçanërisht midis sektorëve privatë në dy vendet fqinje. Një delegacion biznesi prej 30 anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të sektorëve ekonomikë, tregtarë dhe biznesit do të shoqërojë diplomatin më të lartë të Iranit gjatë qëndrimit të tij në Pakistan, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. Ai tha se Zarif do të mbajë gjithashtu fjalime në dy tubime tregtare ku do marrin pjesë biznesmenë dhe sipërmarrës iranianë dhe pakistanezë në Islamabad dhe Karaçi. Vazhdimi i projektit për ndërtimin e gazsjellësit mes Iranit dhe Pakistanit do të jetë objektivi kryesor i vizitës së Zarif në Islamabad. Pakistani ka nevoja të shumta për energji, të cilat do të plotësohen nëpërmjet këtij gazsjellësi i emëruar "Gazsjellësi i Paqes". Megjithatë, prej vitesh SHBA ka ushtruar presione ndaj Pakistanit për të mos e zbatuar këtë projekt madhor energjitik.